Zyrtarët izraelitë: Netanjahu nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit më 20 janar

Trumpit më 20 janar

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk do të udhëtojë drejt Uashingtonit më 20 janar për inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA-së.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë të qeverisë së kryeministrit izraelit.

Sipas tyre, Netanjahu kishte planifikuar të bënte udhëtimin, por është tërhequr nga një gjë e tillë duke bërë që të mos marrë pjesë më 20 janar në inaugurimin e Trumpit.

Aktualisht, Joe Biden është ende ligjërisht president, derisa Trump – i cili njihet si presidenti i zgjedhur – të betohet në inaugurimin presidencial që do të mbahet të hënën e 20 janarit, 2025.

Nga ai moment, Trump do të mbajë ligjërisht kompetencat dhe përgjegjësitë që vijnë me presidencën. Me fitoren e zgjedhjeve, Trump dhe JD Vance do të marrin mbrojtje nga Shërbimi Sekret Amerikan, nisur nga efekti i menjëhershëm dhe do të marrin informacione të klasifikuara të sigurisë kombëtare për t’i mbajtur ata të përditësuar me kërcënimet dhe operacionet ushtarake.

Sipas procedurës, presidenti në largim zakonisht fton presidentin e ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë në ditët pas zgjedhjeve dhe merr pjesë në inaugurimin për të simbolizuar transferimin paqësor të pushtetit. Më 20 janar pritet që Biden të marrë pjesë, megjithëse nga ana tjetër, Trump zgjodhi të bojkotojë ceremoninë në vitin 2021.

Megjithatë, ai ndoqi traditën për të lënë një letër të shkruar me dorë në Zyrën Ovale, për të cilën Biden u tha gazetarëve në atë kohë një “letër shumë bujare”. Pas inaugurimit, presidenti i ri fillon menjëherë punën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.