Zyrtarët palestinezë: Trupat izraelite kanë hyrë brenda spitalit kryesor në Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza pretendon se trupat izraelite janë brenda spitalit të Gazës dhe po marrin në pyetje stafin.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në enklavë, Ashraf Al-Qidra, ushtria izraelite tani ndodhet brenda spitalit Kamal Adëan në veri të Gazës.
Al-Qidra pretendoi se drejtori i spitalit, Dr. Ahmed Al-Kahlot dhe i gjithë personeli mjekësor, përfshirë personelin femër, po mbahen në departamentin e urgjencës dhe po i nënshtroheshin marrjes në pyetje.
Në një bombardim të kohëve të fundit me tank, Dr. Al-Kahlot tha se reparti i maternitetit u godit, duke vrarë dy gra dhe duke lënë dy të tjera të plagosur rëndë këmbët e tyre që kërkonin amputim.
“Spitali nuk ka ujë, ushqim, karburant. Bëj një apel që të hiqet ky rrethim dhe të futet ujë dhe karburant”, tha ai.
Të premten, IDF tha se përleshjet pranë spitalit Kamal Adëan ishin “në përgjigje të sulmeve barbare të Hamasit”.
Ushtria izraelite thotë se kryen operacione vetëm brenda dhe përreth spitaleve ku ato përdoren nga Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura.