Zyrtari i lartë amerikan, Richard Verma vizitë në Shqipëri, Kosovë e Serbi

Richard Verma

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma do të udhëtojë drejt Shqipërisë, Kosovës, dhe Serbisë në datat 7-11 janar.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, në Tiranë, ai do të diskutojë progresin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

Ai do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”, shkruan DASH.

Në Kosovë, ai do të diskutojë normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike.

Në Serbi, sipas DASH, zëvendëssekretari do të theksojë partneritetin strategjik SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike.

Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh në çështjet ushtarake dhe të sigurisë”, njofton DASH.

Sipas DASH, përmes këtyre vizitave, Verma pritet të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor “ndërsa ata ndjekin integrimin euro-atlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.