Zyrtarizohet kalendari i Superkupës së Italisë
Ka ardhur edhe zyrtarizimi i kalendarit të Superkupës së Italisë. Edicioni i 36-të i trofeut, që tashmë quhet zyrtarisht EA SPORTS FC Supercup, do të mësojë fituesin në 22 janar të vitit 2024 në Riad të Arabisë Saudite.
Dyert e finales së Superkupës së Italisë, që për herë të parë do të diskutohet mes 4 skuadrave, do ti hapen skuadrave që do të fitojnë dy sfidat gjysmëfinale.Në 18 janar do të luhet takimi Napoli-Fiorentina, ndërsa në 19 janar sfida Inter-Lazio.
Në formatin e ri të Superkupës së Italisë marrin pjesë fituesja e kampionatit, fituesja e Kupës së Italisë, skuadra që u rendit e dyta në Serie A dhe finalistja e Kupës. Finalja e turneut do të luhet në “Al-Awwal Park Stadium”, stadiumi ku luan si vendase skuadra e Cristiano Ronaldos (Al Nassr) me një kapacitet prej 25 mijë tifozësh.
Superkupa e Italisë
Gjysmëfinale
Napoli-Fiorentina 18 janar
Inter-Lazio 19 janar
Finalja 22 janar