Zyrtarizohet miqësorja e parë, Shqipëria sfidon Suedinë

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Suedinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.

Kjo ndeshje miqësore është në kuadër të përgatitjeve për Europianin “Gjermani 2024”, teksa Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin mars.

Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy përfaqësueset do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga kuqezinjtë me rezultatin 2-1.

Ndërsa sfidat e tjera kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, ku Suedia ka fituar tre takime dhe një ndeshje është ndarë në barazim pa gola 0-0.

Shqipëria zhvilloi një edicion shumë të mirë kualifikues dhe e mbylli në vendin e parë në Grupin E duke siguruar pjesëmarrjen në finalet e “Gjermani 2024”, teksa në Europian do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.