Zyrtarja e lartë e Nju Jorkut akuzohet se ka spiunuar për Kinën
Një ndihmës i lartë i qeverisë së shtetit të Nju Jorkut akuzohet se ishte një agjente e fshehtë për Pekinin. Sipas një padie 41-vjeçarja Linda Sun përdori pozicionin e saj për të ndihmuar zyrtarët kinezë, duke përfshirë bllokimin e diplomatëve tajvanezë nga kontaktimi me qeverinë shtetërore dhe dhënien e dokumenteve të brendshme Pekinit.
Në këmbim, Kina dyshohet se i ka dhënë zyrtares dhe bashkëshortin e saj, miliona dollarë ryshfete që i ndihmuan ata të blinin një shtëpi prej 4.1 milion dollarësh në Nju Jork. Sipas akuzën, ata gjithashtu blenë një shtëpi me pamje nga oqeani prej 2.1 milionë dollarësh në Honolulu, Haëaii dhe automjete luksoze, duke përfshirë një makinë sportive Ferrari Roma të vitit 2024.
Çifti u lirua me kusht, ndërsa po përballen me një sërë akuzash, nga mosregjistrimi si agjent i huaj deri te mashtrimi me viza dhe pastrimi i parave.
Ligji amerikan kërkon që individët që veprojnë për ose në interes të vendeve të huaja ose partive politike të regjistrohen si agjentë të huaj.