Zyrtarja e OKB-së për situatën e palestinezëve në Gaza

Gemma Connell

Gemma Connell

Shumë palestinezë në Rripin e Gazës kanë ndjekur urdhërat e ushtrisë izraelite për evakuim dhe kanë kërkuar siguri në zonat e përcaktuara si të tilla, por më pas e kanë gjetur veten në territore të mbipopulluara. 
Drejtuesia e një ekipi humanitar të OKB-së Gemma Connell, dislokuar në Gaza para disa javësh, e cilësoi situatën në enklavë si një fushë shahu ku mijëra persona, të cilët janë zhvendosr shumë herë, janë sërish në lëvizje pa patur garanci se vendi ku janë urdhëruar të shkojnë është i sigurt. “Njerëzit iu drejtuan jugut duke udhëtuar me çfarë mund të mundnin për të gjetur një vend të sigurt, që nuk e gjetën askund”, u shpreh Connell. Ajo gjithashtu u shpreh se në spitalin Al Aksa në qendër të Gazës kishte parë me sytë e saj një kasaphanë. Shumë njerëz të plagosur rëndë nuk mund të merrnin ndihmë mjekësore pasi objekti ishte tej mase i mbipopulluar, theksoi ajo. 

Të pyetur për komentet e Connell, një zëdhënës i ushtrisë izraelite u përgjigj se kjo ushtri ishte përpjekur të evakuonte civilë nga zonat e luftës, por në mënyrë sistematike Hamas ishte përpjekur t’i parandalonte këto përpjekje. Sipas zëdhënësit, grupi militant po i përdorte civilët si mburoja njerëzore, një akuzë kjo që Hamas e ka hedhur poshtë. 

Ndërkaq kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është zotuar për intensifikim të luftës ndaj Hamasit. Netanjahu bëri të ditur se kishte vizituar Gazën mëngjesin e së hënës dhe se fushata ushtrake e Izraelit do të përshkallëzohej më tej. Pak ditë më parë, sekretari amerikan i shtetit Entony Blinken i bëri thirrje Izraelit të ulte intensitetin e sulmeve. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.